FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milan pranë “goditjes” së madhe, Boban fluturon drejt Madridit

Milan nuk ka kohë dhe për këtë arsye përshpejton tratativat për të finalizuar atë që do të ishte goditja më e madhe në merkaton e verës për klubin kuqezi. Bëhet fjalë për Angel Correa. Sipas mediave italiane, misioni i është besuar Zvonimir Boban, i cili të hënë do të udhëtojë drejt Madridit ku do të takohet me drejtuesit e Atletico.

Correa Milan

Palët janë parimisht dakord, por duhen “limuar” edhe detajet e fundit të marrëveshjes. Kështu, Boban do të prezantojë zyrtarisht ofertën e Milanit, i cili është gati të paguajë 42 milion euro si dhe të heqë dorë nga 30% e vlerës së kartonit të futbollistit në rast se ai do të shitet në të ardhmen. Atletico Madrid kërkon 50 milion euro, por pas rezistencës së gjatë, mund të dorëzohet në fillim të javës së ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?