Milani arrin akordi me mbrojtësin e Romës, transferimi drejt zyrtarizimit
Milani ka bërë hapa të rëndësishëm drejt marrëveshjes me Allesandro Florenzin. Futbollisti aktual i Romës duket shumë pranë një transferimi te ekipi milanez, pasi nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos.
Pioli nga ana tjetër e kërkon me ngulm futbollistin e Kombëtares së Italisë. Palët për momentin ndahen në formulën e transferimit: Milani kërkon huazim me të drejtë blerje, ndërkohë që Roma kërkon një transferim në formë përfundimtare.
Vlerat e kartonit shkon në 6 milionë euro, ndërkohë që Milani është edhe pranë transferimit të Yacine Adili nga ekipi i Bordeaux. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

