FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani arrin akordin me sulmuesin e Atleticos, mungon vetëm firma

Angel Correa do të jetë “ilaçi” i parë për Milanin e Gimpaolos, që e nisi me humbje sezonin e ri ndaj Udinieses. Mediat iberike raportojnë se futbollisti i Atletico Madrid nuk është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit, teksa ka pasur një takim mes drejtuesve kuqezi dhe atyre të skuadrës madrilene për të gjetur gjuhën e përbashkët.

 

Milani ka ofruar 40 milionë euro dhe 30 për qind të shumës në rast shitje në të ardhmen, ndërkohë që kërkesa e “Los Colchoneros” është 50 milionë euro. Të dyja klubet kanë arritur akordin, teksa Boban ka arritur që të bindë mikun e tij Miguel Angel Gil që të ulë pretendimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Giampaolo në këtë mënyrë do të ketë në dispozicion, sulmuesin tjetër për të mbështetur Piatek, i cili ka harruar se si shënohen gola. Ai mund të formojë një trinom interesant me Suson dhe polakun. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?