Milani bën blerjen e 8-të në merkato, transferon një amerikan

Yunus Musah do të bëhet lojtari më i ri i Milanit. Shitja e Ante Rebic te skuadra e Besiktas ka zhbllokuar tratativën me mesfushorin amerikan, për të cilin tashmë mungon vetëm disa detaje të vogla.
Javën e ardhshme ai do të mbërrijë në Milano për të firmosur kontratën, ndërkohë që kujtojmë që ka shtetësi italiane ndaj dhe nuk do të jetë problem për planet e kuqezinjve.
20-vjeçari ka luajtur 27 ndeshje me kombëtaren amerikane dhe është rritur me të rinjtë e Arsenalit. Në 3 sezone me Valencian ka zhvilluar 108 ndeshje, duke shënuar 5 gola. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

