Milani bën gati revolucionin në verë, 11 futbollistë me “valixhe në duar”
Mungesa e mundshme në Champions League për sezonin e ardhshëm mund të bëjë që të Milani të ketë shumë largime në fundin e këtij sezoni. Janë plot 11 lojtarë që duket se nuk bëjnë më pjesë në planet e drejtuesve kuqezi për sezonin e ardhshëm.
Largimi i portierit Ciprian Tatarusanu në fund të sezonit (i skadon kontrata) duket i sigurt, e njëjta gjë vlen edhe për portierin e tretë Antonio Mirante, që akoma nuk ka debutuar me fanellën e Milanit.
Sergino Dest nuk e ka parë më fushën e blertë që nga humbja 4-0 kundër Lazios. Ballo-Toure rrezikon gjithashtu largimin nga Milanello. Bakayoko është një tjetër lojtar me valixhe në dorë, mesfushori do të rikthehet në Londër, pasi nuk bën më pjesë në planet e Milanit.
Yacine Adli është aktivizuar vetëm në 6 ndeshje, ndërkohë që situatë të ngjashme ka dhe Aster Vranckx. Ndonëse pëlqehet shumë nga Maldini edhe Junior Messias rrezikon seriozisht largimin, pasi nuk ka vazhdimësi në paraqitjet e tij. Ante Rebic ka humbur besimin e drejtuesve dhe mund të nxirret në merkato, ndonëse kontrata i skadon në vitin 2025.
Divock Origi merr një pagë të majme, që nuk e justifikon me gola dhe paraqitje në fushë, prandaj edhe ai rrezikon largimin. I fundit, por jo më pak i rëndësishmi, Zlatan Ibrahimovic, duket se e ka mbyllur epokën te Milani.
KOHA JONË SONDAZH

