Milani bën goditjen e tretë në merkato, transferon talentin 18-vjeçar
Milani bën goditjen e tretë në merkato, pas Ruben Loftus-Cheek dhe Marco Sportiello. Talenti i kryeqytetasve Luka Romero, do të jetë lojtari më i ri i që do t’i bashkohet Milanit.
18-vjeçari argjentinas nuk ka rinovuar kontratën e tij me Lazion dhe sezonin e ardhshëm do jetë pjesë e “djallit”.
Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, talenti i Lazios pritet të mbërrijë sot në Milano dhe ditën e nesërme do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me klubin. Kontrata që do të firmosë Romero, do ta mbajë të lidhur me kuqezinjtë të paktën deri në vitin 2027.
Sezonin e kaluar me Lazion në Serie A, sulmuesi argjentinas regjistroi vetëm 6 paraqitje dhe arriti të realizojë vetëm një gol.
KOHA JONË SONDAZH

