Milani dhe Monza luajnë më 8 gusht për trofeun “Silvio Berlusconi”
Milani dhe Monza kërkojnë ta nderojnë përgjithmonë kujtimin presidentit të tyre legjendar Silvio Berlusconi. Në nder të tij, klubet kanë krijuar “Trofeun Silvio Berlusconi”, i cili do të ndahet mes dy klubeve ku ai ka qenë president.
Më 8 gusht në stadiumin e Monzës do të luhet edicioni i parë i këtij trofeu. Ndërkohë që në vitet e tjera, do të ketë një alternim mes U-Power (stadiumit të Monzës) dhe San Siros, dy stadiumet ku Berlusconi është ulur më së shumti në tribunë.
Lajmi është njoftuar nga klubet me anë të një postimi në faqen zyrtare.
KOHA JONË SONDAZH

