Milani fiton duelin direkt ndaj Lazios, ndizet beteja në zonën Champions (VIDEO)

Betejë gjithnjë e më interesante në Seria A për zonën Champions League. Milani ka arritur një fitore të pastër 2-0 ndaj Lazios, në duelin direkt.

Kuqezinjtë e nisën me një lajm të keq, pasi vetëm pas 11 minutash lojë, Leao doli i dëmtuar nga fushë për shkak të shqetësimeve muskulore. Gjithsesi Milani do të vijonte të luante mirë dhe të shënonte dy gola.

Bennacer zhbllokoi ndeshjen në minutën e 17-të, me një goditje të saktë brenda zonës pas një gabimi të mbrojtjes bardhekaltër. Në të 29-të ishte Theo Hernandez, i cili do të realizonte një super gol me një goditje perfekt në trekëndëshin e portës nga distanca.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lazio hasi shumë vështirësi në gjetjen e hapësirave. Deri në fundin e takimit asgjë nuk do të ndryshonte. Milani për momentin ngjitet në vendin e katërt me 61 pikë, ndërkohë që Lazio mbetet e dyta me 64 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?