Milani i pandalshëm në merkato, Chukwueze është blerja e radhës
Samuele Chukwueze është transferimi i radhës te skuadra e Milanit. Klubi kuqezi do të paguajë 20 milionë euro në llogarinë e Villarreal, ndërsa 8 të tjera mund të kalojnë në formën e bonuseve.
24-vjeçari largohet nga Spanja pas 37 golave të shënuar në 199 ndeshje ndërsa në 2021-shin fitoi Europa League.
Gjatë sezonit të kaluar ai e ndali topin në rrjetë 13 herë në të gjitha kompeticionet dhe tashmë nis një rrugë të re në Serie A ku konsiderohet në nga blerjet më të rëndësishme të Milanit që ka zyrtarizuar edhe Loftus-Cheek, Reijnders, Sportiello, Romero, Pulisic e Okafor.
KOHA JONË SONDAZH

