Milani merr fitoren e parë në grupet e Championsit, mund Dinamo Zagreb (VIDEO)

Milani merr fitoren e parë në fazën e grupeve në Champions League këtë sezon. Skuadra e Piolit triumfoi 3-1 në “San Siro” ndaj Dinamo Zagreb, një sfidë që nuk rezultoi aspak e thjeshtë.

Oliver Giroud zhbllokoi ndeshjen në fundin e pjesës së parë me penallti, pas një loje që ishte e barabartë dhe me raste të pakta shënimi. Në fillimin e pjesës së dytë, Saelemaekers do të realizonte dhe golin e dytë duke i dhënë më shumë qetësi ekipit të tij.

9 minuta më pas Dinamo Zagreb do të reagonte shumë shpejt, duke shënuar një gol shprese me Mislav Orsic. Milani ndërkohë reagoi mjaft mirë duke shënuar dhe golin e tretë me Pobega-n, i cili shënoi një gol të bukur me të majtën brenda zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milani me këtë fitore ngjitet në krye të grupit me 4 pikë, 1 më shumë se Dinamo Zagreb. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?