Milani merr lajme të mira nga Leao, pritet të luajë në sfidën e kthimit ndaj Interit

AC Milan's Portuguese defender Rafael Leao (C) runs during a training session at The Milanello Sports Centre at Carnago, north-west of Milan on May 9, 2023, on the eve of the UEFA Champions League first leg semi-final football match between AC Milan and Inter Milan. (Photo by Marco BERTORELLO / AFP) (Photo by MARCO BERTORELLO/AFP via Getty Images)

Rafa Leao është lojtari më i përfolur te skuadra e Milanit. Një shqetësim muskulor e detyroi portugezin që të mungojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Championsit kundër Interit, por ka shanse të mira të luajë në duelin e kthimit.

Leao ka kryer stërvitje të personalizuar në prag të sfidës ndaj Spezia në kampionat, rikuperimi i tij është gradual, por Pioli nuk ka ndërmend ta rrezikojë për ndeshjen e radhës në Serie A.

Portugezi do të qëndrojë pushim në fundjavë, që të jetë në formën optimale për ndeshjen e kthimit kundër Interit në Champions. Leao është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit dhe deri tani ka shënuar 12 gola në kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?