Milani mund me lehtësi Bolognën dhe u bashkohet ekipeve të kreut (VIDEO)
Milani përfiton nga ndalesa e Interit dhe Juventusit, duke u rikthyer në rrugën e fitoreve në Seria A. Skuadra e Piolit fitoi pastër 2-0 në shtëpi ndaj Bolognës.
Ishte një duel i thjeshtër për kuqezinjtë që do të gjenin golin shumë shpejt që në minutën e 21-të me Leao-ne, i cili konkretizoi një kundërsulm të shpejt.
Në fraksionin e dytë, francezi shërbeu për bashkëkombësin e tij, Giroud, i cili me një goditje të saktë fluturimthi e dërgoi topin në fundin e rrjetës.
Me këtë fitore, Milani i bashkohet Lazios, Torinos dhe Romës në krye me nga 7 pikë për momentin. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

