Milani ndalet dhe në transfertën ndaj Bolognës, komplikohet kualifikimi për në Champions (VIDEO)

Milani vijon të vuajë në Seria A, teksa sot nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bolognës në transfertë. Kuqezinjtë e nisën në mënyrën më të keqe sfidën, pasi pas vetëm 32 sekondash do të pësonin gol. Sansone përfitoi nga përgjumja e mbrojtës së ekipit të Piolit për të mposhtur portierin Magnan.

Milani merr frenat e lojës me kalimin e minutave dhe në të 40-tën do të gjente barazimin. Pobega lëshon një të majtë të fortë nga distanca, që do të shkonte në cepin e portës.

Në pjesën e dytë ndeshja ishte e barabartë me shanse në të dyja portat, por pa mundur që të ndryshonte rezultatin final. Milani me këtë barazim mbetet në kuotën e 53 pikëve në vendin e katërt, ndërkohë që Bologna mban vendin e 8-të. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?