Milani ndalet ndaj Empolit, Giroud frenohet nga VAR (VIDEO)
Milani nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në sfidën e mbrëmjes së sotme ndaj Empolit në “San Siro.
“Djajtë” tentuan që të gjenin me të gjitha mënyrat avantazhin, gol i cili erdhi në minutën e 89-të të sfidës, pas një kombinimi fantastik të anësorit Alessandro Florenzi, me “bomberin” francez, Olivier Giroud që gjeti rrugën e rrjetës.
Gjithsesi pas një rishikimit të golit me sistemin “VAR”, arbitri Marcenaro vendosi të anulonte golin pas një prekje të topit me dorë nga sulmuesi francez. Me këtë rezultat, Milan ngjitet në vendin e 3-të të renditjes 1 pikë më shumë se Interi.
https://twitter.com/i/status/1644442759548358663
KOHA JONË SONDAZH

