Milani ndalet sërish në kampionat, Maignan është shpëtimtar (VIDEO)

Milani bën ndalesën e dytë sezonale në Seria A, duke marrë barazimin e dytë. Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Sassuolo.

Ishte një duel i vështirë për ekipin e Piolit, që do të krijonte pak. Në minutën e 23-të, vendasit fituan një penallti që do të merrej përsipër nga Berardi, por portieri Maignan i mohoi golin me një pritje të bukur.

Më pas në pjesën e parë sfida foli më shumë për Sassuolon, ndërkohë që as në fraksionin e dytë asgjë nuk do të ndryshonte as me ndërhyrjet në zëvendësime. Milani shkon në kuotën e 8 pikëve, përkohësisht në vendin e parë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?