Milani nuk heq dorë nga Armando Broja, ka gati planin për ta rrëmbyer

Armando Broja është duke u rikuperuar nga dëmtimi i rëndë që pësoi sezonin e fundit. Dëshira e Brojës ka qenë dhe mbetet e njëjtë, të bëj vend te Chelsea, klub ku është rritur, me të cilin ka një kontratë deri në qershor 2028.

Pavarësisht këtij fakti, emri i Brojës mbetet në listën e dëshirave të klubeve europiane, ku adhuruesit në Premier League dhe Seria A nuk mungojnë.

“Tuttosport” shkruan se Broja është një objektiv i Milanit në këtë merkato vere. Në fakt, Broja është një emër që lidhet në mënyrë konstante me një kalim në “San Siro”, “djalli” u përpoq ta joshte edhe gjatë verës së shkuar pasi kishte mbyllur një sezon fantastik me Southampton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milan nuk e ka luksin të investojë minimumi 30 milionë euro për të blerë kartonin e Brojës, por opsioni për ta transferuar në formë huazimi duket ideali për të dy klubet, gjithnjë nëse Pochettino nuk bindet gjatë fazës përgatitore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?