Milani nuk ndalet në merkato, arrin akordin me super sulmuesin e Leipzig
Milani nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Klubi kuqezi ka arritur një marrëveshje për transferimin e Noah Okafor.
23-vjeçari ndiqej prej kohësh nga kuqezinjtë, por tashmë për të mungon vetëm firma. Italianët kanë gjetur akordin personal me Okafor dhe e presin për vizitat mjekësore të shtunën, ndërsa drejtuesit e Milanit po punojnë për detajet e fundit me Salzburg.
Okafor cilësohet si një goditje e madhe për kuqezinjtë të cilët blindojnë sulmin, që do të ketë jo pak cilësi me Rafael Leaon dhe Christian Pulisic.
Ndërkohë, Okafor do të shndërrohet në goditjen e gjashtë të kësaj merkato për kuqezinjtë pas Luca Romeros, Sportiellos, Pulisic, Tijjani Riejnders dhe Loftus-Cheek.
KOHA JONË SONDAZH

