Milani nuk ndalet në merkato, pranë dy blerjeve nga La Liga
Milani nuk di të ndalet në merkato, teksa është pranë dy goditjeve të reja nga La Liga. Deri më tani kuqezinjtë kanë siguruar Pulisic, Loftus-Cheek, Romero, Sportiello dhe Reijnders.
“Sportmediaset” shkruan së fundmi sse dy blerjet e reja të Milanit në këtë afat kalimtar veror do të jenë Yunus Musah dhe Arnaut Danjuma. Valencia dhe Villarreal nuk i kanë grumbulluar për fazën përgatitore.
Musah dhe Danjuma me shumë gjasa do të mbërrijnë në Milano në orët e ardhshme. Menjëherë pas mbërritjes së tyre, lojtarët do të kryejnë vizitat mjekësore me kuqezinjtë.
KOHA JONË SONDAZH

