Milani pranë transferimit të amerikanit të Chelsea-t për 22 milionë euro
Milani shton presionin për Christian Pulisic. Kuqezinjtë janë shumë të interesuar për fantazistin amerikan, teksa në orët e fundit kanë shtuar dhe kontaktet me Chelsea-n.
Skuadra italiane ka përpiluar një ofertë të re që arrin shifrën e 22 milionë eurove, 18 milionë euro dhe 4 të tjera në formë bonusesh. Një shifër më superiore nga 14 që kishte bërë deri më tani.
Blutë e Londrës gjithsesi duan 25 milionë euro, por mund të pranojnë dhe një propozim të tillë. pak ditë më parë është refuzuar një ofertë 25 milionë euro nga Lyon, por Milani është në avantazh për shkak të dëshirës së lojtarit. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

