Milani rinovon kontratën me sulmuesin 36-vjeçar

Oliver Giroud humbi një penallti në “Diego Maradona”, por që do ta korrigjonte gabimin në fundin e pjesës së parë, pasi realizoi pas një asisti nga Leao.

Sulmuesi francez vijon të japë një kontribut të madh te kampionët në fuqi të Italisë, pavarësisht 36 viteve mbi supe. Giroud ndodhet në vitin e fundit të kontratës, por aventura kuqezi do të vazhdojë.

Drejtuesit e “Djallit” kanë arritur akordin me agjentin e sulmuesit. Francezi do të firmosë për një tjetër vit, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit deri në verën e vitit 2025.

Swiss Digital Desktop Reklama

Giroud do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon nga kontrata e re. Sulmuesi, i cili gjatë këtij sezoni ka shënuar 13 gola, do të firmosë sot kontratën e re me Milanin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?