Milani rivalizon Realin dhe Barçën, bën gati 22 milionë euro për talentin turk

Milani po punon në merkato për të gjetur elementët e duhur për sezonin e ri. Charles De Ketelaere zhgënjeu në vitin e tij të parë, ndaj dhe për momentin kuqezinjtë synojnë që ta zëvendësojnë me Arda Guler, që luan te Fenerbahce.
18-vjeçari nga Turqia ndiqet gjithashtu dhe nga dy gjigantët Real Madrid dhe Barcelona. Për të qenë në avantazh ndaj dy superfuqive të përmendura më sipër, Milani është i gatshëm të paguajë më shumë sesa është klauzola e Guler.
Klauzola e lirimit të mesfushorit në kontratën e tij me Fenerbahcen është 17.5 milionë euro. Siç raporton “Sportmediaset”, kuqezinjtë janë të gatshëm të paguajnë më shumë duke ofruar për Fenerbahcen 22 milionë euro.
Në 20 ndeshje në sezonin e fundit në kampionatin turk, ai ka shënuar 4 gola dhe dhuroi 4 asiste.
KOHA JONË SONDAZH

