Milani shkatërron Fiorentinën dhe siguron grupet e Europa League, Krotone zbret në Seria B (VIDEO)
Milani ka siguruar pjesëmarrjen në grupet e Europa League për sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë fituan me lehtësi ndaj Fiorentinës në shifrat 5-1, duke “blinduar” vendin e 6-të në renditje. “Vjollcët” kaluan të parët në avantazh që në minutën e 20-të me Xhovani Simeonen, por Milani u kundërpërgjigj mjaft mirë që në pjesën e parë duke shënuar dy herë me Çalhanoglu dhe Kutronen. Në pjesën e dytë Fiorentina ndryshon edhe portierin, duke hedhur në fushë Dragovskin, i cili pëson tre gola nga Kaliniç, Kutronen dhe Bonaventurën. Atalanta nuk më shumë se një barazim 0-0 ndaj Kaljarit.
Napoli ndërkohë fitoi 2-1 ndaj Krotones, me Milik dhe Kajehon që gjetën rrugën e rrjetës, duke i shkaktuar miqve rënien matematikore nga kategoria. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

