FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani shumë pranë akordit me Atleticon për Correa-n

Angel Correa është gjithnjë e më pranë Milanit. Kuqezinjtë kanë arritur akordin me futbollistin pre gati një muaji, por dështimi i transferimit të Andres Silvës te Monaco frenoi lëvizjen. Nga Spanja vijnë lajme pozitive, pasi Atletico Madrid ka mbyllur transferimin e Rodrigos, duke bërë që tashmë Correa të jetë zyrtarisht në shitje së bashku me Kalinic.

 

Shifra e transferimit të sulmuesit të Atleticos te Milani do të jetë 45 milionë euro, plus bonuse. Sipas “Cadena Ser”, drejtuesit e skuadrës italiane kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Los Colchoneros, të cilët fillimisht kërkonin 55 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milani ndërkohë po punon edhe për shitjen e Andres Silvës në Spanjë te Espanyol. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?