Milani synon të forcojë sulmin, gati oferta për Moratën
Milani po përballet me një merkato, në të cilën duhet të bëjë investime të rendësishme në disa reparte për të forcuar ekipin. Një nga repartet më problematik ka qenë edhe sulmi, ku vetëm Giroud mund të justifikohet për rendimentin që ka dhënë në sezonin e fundit.
Ndër profilet e ndjekura në orët e fundit nga kuqezinjtë është ai i Alvaro Moratas, një emër që njihet mjaft mirë në Itali për shkak se ka qenë pjesë e Juventusit.
Milani ka bërë gati një ofertë prej 12 milionë eurosh për të bindur Atletico Madridin që ta lërë të lirë, ndërkohë që për futbollistin është gati një kontratë për 4 sezone me 5 milionë euro në sezon. Me afrimin e tij rendimenti i sulmit mund të përmirësohet ndjeshëm. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

