Milani zyrtarizon blerjen e portierit italian

Placeholder Image

Marco Sportiello është lojtari më i ri i Milanit. Portieri 31-vjeçar ka firmosur një kontratë me kuqezinjtë e cila do të mbajë të lidhur deri më 30 qershor të vitit 2027.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Milani me anë të një postimi në faqen zyrtare. Sportiello do të jetë kështu portieri i dytë i Milanit, për të zëvendësuar kur të jetë nevoja gardianin Mike Maignan.

Sportiello kreu dje vizitat mjekësore dhe hodhi më pas firmën në kontratë, ndërsa sot erdhi edhe zyrtarizimi nga klubi. Sportiello i bashkohet Milanit ku do të mbajë veshur fanellën me numrin 57.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?