Milanit nuk i mjafton Giroud, kërkon një tjetër sulmues me eksperiencë

Milan është interesuar për sulmuesin 34-vjeçar austriak Marko Arnautovic, që luan në Serie A me ekipin e Bolonjës. Sulmuesi veteran ka patur së fundi mosmarrëveshje me trajnerin e tij Thiago Motta që mund ta lehtësojnë transferimin e tij.

Arnautovic ka një kontratë deri në vitin 2025 me Bolognën, por mund të largohet për 5 milionë euro. Një sulmues që e njeh mirë kampionatin italian, duke zëvendësuar Ibrahimovic, shpesh i dëmtuar këtë sezon. Ndërkohë që, dyshja Rebic-Origi nuk ka dhënë atë që pritej në fushë gjatë këtij viti me Milan.

Sipas mediave, Giroud do të qëndrojë edhe një vit me kuqezinjtë dhe sulmuesi austriak mund të jetë shoku i tij në repartin e avancuar, për të formuar një dyshe me eksperiencë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?