Milik thyen me dopietë “murin” Kumbulla-Rrahmani (VIDEO)

Napoli ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Veronës në shifrat 2-0. Pas një fillimi të vështirë, ku skuadra e Juric dominoi në minutat e para, duke detyruar Meret të bënte disa mrekulli, erdhi reagimi i Napolit. Në minutën e 38-të, Fabian Ruiz shërben në zonë për Milik, i cili fiton duelin ndaj Gunter dhe më pas arrin që ta dërgojë topin në rrjetë.

 

Në minutën e 67-të, sulmuesi polak do të kompletonte dopietën personale, duke arritur që të fitonte duelin me Rrahmanin, për t’i garantuar skuadrës së tij 3 pikë të rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kumbulla bëri një paraqitje të një niveli të kënaqshëm, duke mos gabuar në veprimet mbrojtëse. Napoli me këtë fitore ngjitet në vendin e katërt me 16 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?