FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri i financave të Spanjës “kërcënon” Ronaldon: Të arrestojmë

Cristiano Ronaldo tashmë është lojtar i Juventusit dhe të hënën pritet që të bëhet edhe prezantimi përfundmitar i tij.

Shumë gazeta po hulumtojnë për shkaqet e largimit të Ronaldos dhe një nga arsyet kryesore mendohet të jetë çështja financiare që ka pasur në Spanjë.

Nga njëra ana paga e pakënaqëshmëe që merrte te Real Madrid dhe nga ana tjetër ishin problemet finaciare me taksat e shtetit Spanjoll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ronaldo ka bërë në një betejë të gjatë me thesarin spanjoll me problemet për taksa, edhe pse ata kanë arritur një marrëveshje në qershor për këtë gjë, Jose Maria Mollinedo, sekretar gjeneral në GESTHA, ka theksuar se transferi i ti në Serie A nuk ndryshon asgjë nga situata e Ronaldos,

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ronaldo ka nënshkruar me Juventusin por kjo nuk do të ndryshojë problemet e tij me thesarin, madje edhe në Itali nëse në aktivizojmë akuzën ai do të arrestohet”, ka shpjeguar ai në një intervistë.

“Avokatët e tij do të vazhdojnë ta mbrojnë në gjykatën spanjolle. Për këtë ka edhe një Gjykatë Europeane të Drejtësisë për çdo rast”.

“Po ashtu është bërë e qartë për ish sulmuesin e Manchester United që datën që do të nënshkruarn me kampionët e Italisë ai duhet ta theksojë këtë rast për pagesën e taksave që ka bërë si një banorë që nuk është i Spanjës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?