FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Miqësorja me Ukrainën, publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare do të zbresë pasditen e sotme në fushën e Evianit, në Francë, ku do të përballet me Ukrainën në një takim miqësor, që i paraprin edhe nisjes së pushimeve verore.

Kuqezinjtë e Panuccit vijnë pas një humbjeje të befasishme 3-0 ndaj Kosovës, sfidë në të cilën zhgënjyen tërësisht edhe me atë që dhanë në fushën e lojës.

Trajneri italian i kuqezinjve theksoi se skuadra kishte pësuar një ‘black out’ në atë sfidë, por u shpreh i bindur se paraqitje të tilla nuk do të ndodhin më.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj Ukrainës do të jetë një mundësi e mirë që futbollistët e Shqipërisë të tregojnë se nuk janë ata që luajtën ndaj Kosovës dhe për më tepër, të japin shpresa se janë gati për të synuar një vend në kampionatin e ardhshëm Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshe nga Kosova, këtë herë Panucci ka bërë disa ndryshime në formacion, thuajse në të gjitha repartet, duke planifikuar të shtojë më shumë eksperiencë në fushën e lojës.

Formacioni i Shqipërisë: Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Veseli, Lilaj, Roshi, Lenjani, Ndoji, Ramadani, Manaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?