Miqësorja Skënderbeu-Dinamo, Tare shfaqet në stadium me Di Biagion

Ndeshja miqësore mes Skënderbeut dhe Dinamos. e luajtur sot në Korçë, kishte vizitorë me të vërtetë të veçantë në tribunë. Sfidën në fjalë e ka ndjekur në tribunën VIP edhe Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Lacios.

Përkrah tij, ka qenë një emër tjetër i njohur i futbollit botëror. Luigi Di Biagio, ish-mesfushori i njohur i Italisë dhe më pas trajner i përfaqësues U21 dhe asaj A të “axurrëve”, është ulur përkrah Tares duke ndjekur së bashku duelin.

Ajo që të bënte përshtypje ishte fakti se ish-futbollisti i njohur i Romës dhe Interit gjatë gjithë kohës mbante shënime. Askush, përfshi edhe përfaqësues të klubit Dinamo, nuk kanë dashur të bëjnë komente për dy figurat e njohura të futbollit shqiptar dhe atij italian që po ndiqnin këtë sfidë dhe cilët ishin emrat që po monitoronin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?