FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Modelja zbulon të vërtetën e dhunës së Neymar: Nuk kishte prezervativ

Modelja e cila ka akuzuar Neymarin për përdhunim është shprehur se refuzoi që të bënte seks me yllin e PSG për shkak se ky i fundit nuk kishte prezervativ. Najila Trindade është shprehur se ishte përgatitur për të bërë seks me mirëkuptim, por futbollisti nuk kishte masa mbrojtëse dhe më pas u soll në mënyrë agresive duke ushtruar dhunë.

“Kur e pyeta nëse kishte prezervativ, ai tha jo. Më pas i thash se nuk mund të bënim asgjë sepse nuk mundemi. Ai nuk u përgjigj dhe vazhdoi dhe më kthehu pas, vazhdoi aktin edhe pse unë i thash që të ndalonte”, ka rrëfyer modelja për SBTBrasil.

Neymar ka mohuar që ka kryer marrëdhënie me dhunë ndaj Najila, duke u shprehur se marrëdhënia e tyre ndodhi në mënyrë konsensuale. Sot është publikuar një video ku tregohet një moment përplasje mes tyre, teksa modelja kërkon që të mos vazhdojë ndërkohë që Neymar reagon ashpër ndaj saj. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?