FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Modriç bëhet nostalgjik për Ronaldon dhe kritikon Realin: Ai na mungon, por klubi…

Luka Modriç ka dalë në konferencën përshtyp para ndeshjes së kthimit me Ajaksin për fazësn e 1/8-ave, të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori kroat ka folur për krizën që ka kapluar skuadrën dhe në një farë mënyre është treguar realist, duke thënë se Ronaldo i mungon shumë ekipit.

“Sigurisht që Ronaldo do i mungonte cilësdo skuadër dhe është thuajse e pamundur të gjesh një tjetër zëvendësues me aftësitë e tij. Ajo që ka bërë ai për klubin normalisht që na mungon. Klubi solli lojtarë të rinj, por të dalësh mbi të është e vështirë. Ai shënonte 50 gola dhe nuk mund të gjesh dikë që shënon kaq shumë në këto ditë”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duhet të kishim dikë që të shënonte të paktën 20 gola dhe nuk po përmend emra. Ose duhet të kishte sjellë dy lojtarë që shënojnë 20, 15 apo 10 gola. Problemi ynë është goli,” ka thënë Modriç.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?