Modric dhe Lovren përfundojnë nën akuzë për dëshmi të rreme në Kroaci

Placeholder Image

Dy yjet e Kroacisë, Luka Modric dhe Dejan Lovren kanë përfunduar nën akuzë pasi dyshohet se kanë dhënë dëshmi të rreme më 13 qershorin e vitit 2017, e cila bëri më pas që katër persona të dënoheshin me burg.

Tre zyrtarë të Dinamos së Zagreb dhe një zyrtari tatimor u akuzuan se përvetësuan para nga shitja e mesfushorit te Tottenham në vitin 2008 dhe nga ajo e mbrojtësit te Lyon në vitin 2010.

Për këtë çështje, ish-drejtori ekzekutiv i Dinamos, Zdravko Mamic, e pësoi më rëndë. Për veprën përvetësim i paligjshëm i 15.5 milionë eurove u dënua me gjashtë vite e gjysmë burg, por u arratis për në Bosnje-Hercegovinë, aty ku edhe jeton aktualisht. Prokuroria vendosi ta rihapë dosjen dhe të akuzojë dy futbollistët për dëshmi të rreme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?