Mohamed Salah shpallet qytetar nderi i Çeçenisë
Mohamed Salah shpallet qytetarë nderi i Çeçenisë.
Lajmi është konfirmuar nga vetë kryetari çeçen, Ramzan Kadyrov që në një status në rrjetet sociale ka shkruar:
“Mohamed Salah është një qytetar nderi i Republikës Çeçene. Po, kjo është e drejtë! Sonte kam nënshkruar një dekret që i transferon këtë çmim të lartë një futbollisti të madh dhe anëtar i ekipeve të Egjiptit dhe Liverpool“-shkruan Kadyrov në mediat sociale.
Futbollisti i Liverpool-it është aktualisht në Kupën e Botës në Rusi me Egjiptin, me skuadrën afrikane që është e grumbulluar në shtetin çeçen.
KOHA JONË SONDAZH

