Momente frike para Milan-Real, komentatorit i bie të fikët live (VIDEO)

Miqësorja mes Milanit dhe Realit e luajtur në “Rose Bowl” të Kalifornisë nisi me një moment frike, pasi komentatori i ESPN, Shaka Hislop, ish-portieri i West Ham, Newcastle dhe Portsmouth dhe kombëtares së Trinidad, u shemb në tokë teksa ishte duke folur para ndeshjes me kolegun Dan Thomas.

Në videon e bërë virale në internet, Hislop shihet teksa nis të lëkundet dhe mundohet të vazhdojë të flasë, ndërsa më tej humbet ekuilibrin dhe tenton të mbahet te kolegu i tij.

Menjëherë ndërhyri personeli mjekësor, i cili i dha ndihmën e parë, ndërsa më vonë Dan Thomas shkroi në rrjetet sociale se Hislop është në gjendje të qëndrueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
YouTube player

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?