Momente paniku në ndeshjen e kampionatit turk, Valencia del me barelë (VIDEO)
Momente paniku janë përjetuar gjatë ndeshjes mes Sivasspor-Fenerbahçe, ku si pasojë e një përplasjeje mes portierit Ali Şasal Vural dhe sulmuesit Enner Valencia, ka mbetur i dëmtuar sulmuesi, aq sa në fushë ka hyrë edhe ambulanca.
Si pasojë e përplasjes së fortë në fillimin e ndeshjes, Enner Valencia, u detyrua të mbante një mbrojtëse qafe, ndërsa u shoqërua me urgjencë drejt spitalit për marrjen e një ndihme më të specializuar mjekësore.
Sipas mediave turke, mësohet se, futbollisti ekuadorian është i vetëdijshëm, ndërkohë që portieri Vural është çuar dhe është rikthyer në fushën e lojës.
#ATENCIÓN
El seleccionado ecuatoriano y jugador del Fenerbahçe turco Enner Valencia fue sacado en ambulancia del campo por esta jugada peligrosa con el portero rival. Noticia en desarrollo… pic.twitter.com/nxKmmCJ3BU— Minuto & Medio (@MinMedio) April 29, 2023
KOHA JONË SONDAZH

