Monchi jep dorëheqjen nga Roma, Ranieri firmos për 3 muaj!

Pas Eusebio Di Francescos nga Roma largohet zyrtarisht edhe drejtori sportiv Monchi. Ky i fundit ishte kundër shkarkimit të Di Francescos dhe pas konfrontimeve që ka patur me drejtuesit të tjerë të klubit, ka paraqitur dorëheqjen e tij duke zgjidhur me konsesus marrëveshjen dhe duke u larguar zyrtarisht nga verdhekuqtë.

Vendin e Monchit si drejtor sportiv e ka marrë Frederic Massara, ndërkohë që në krisjen mes spanjollit dhe klubit ndikoi vendimi i Tottit për t’i besuar stolin Claudio Ranierit pa marrë më parë mendimin e Monchit.

Trajneri italian ka mbërritur sot në kryeqytet për aventurën e tij të dytë te Roma teksa ka drejtuar edhe stërvitjen e parë. Ranieri ka firmosur me verdhekuqtë për 3 muaj ndërsa në të ardhmen mund të ketë një rol në kastën drejtuese të Romës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?