Morata merr vendimin për t’u rikthyer në Seria A te …

Alvaro Morata ka interesin e shumë skuadrave të mëdha në Itali si Inter, Roma apo edhe Juventus. Secila prej klubeve po bën përpjekje për të rikthyer në Serie A sulmuesin që është aktualisht pjesë e Atletico Madrid.

30-vjeçari duket se e ka bërë zgjedhjen e tij dhe i qëndron premtimit fillestar për të luajtur nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho te Roma.

Sulmuesi dhe portugezi kanë punuar së bashku edhe te Real Madrid, ndërsa në kryeqytetin italian, Morata do të ribashkohej edhe me Paulo Dybalën, me të cilin e lidh një miqësi familjare prej kohës kur aktivizohej me Juventusin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Romës i duhet të punojë për të gjetur gjuhën e përbashkët me Atletico Madrid teksa verdhekuqtë synojnë ta transferojnë lojtarin nëpërmjet formulës së huazimit. Verdhekuqtë nga ana tjetër duhet dhe që të shesin lojtarë për të pasur një bilancë më të balancuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?