Moskualifikimi në Champions, Salah i vetëofrohet Realit në merkaton e verës

Mohamed Salah është gati që të largohet te Real Madridi në merkaton e kësaj verë. Pasi Liverpooli mbeti jashtë Championsit për sezonin e ardhshëm, te shumta kanë qenë zërat për një largim të mundshëm të tij nga “The Reds”.

Sipas Todofichajes, përfaqësuesit e Salah kanë kontaktuar me Real Madridin javën e kaluar për një marrëveshjeje të mundshme. Ata janë të prirur të përfitojnë sa më shumë nga fakti se Kylian Mbappe dhe Erling Haaland janë të pamundur të merren nga Real-i këtë verë.

Real Madrid ishte i interesuar për Salah në të kaluarën, por u tërhoq pas zgjatjes së kontratës të sulmuesit verën e kaluar. Salah, marrëveshja aktuale e të cilit është caktuar të skadojë në qershor 2025, aktualisht vlerësohet mbi 60 milionë sterlina.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?