FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mosregjistrimi në gjykatë, FSHF reagon: Do plotësohen vetëm disa dokumente!

Pak orë pas publikimit të lajmit për mos regjistrimin e akteve të Asamblesë Zgjedhore të FSHF të 7 shkurtit, institucioni i futbollit ka dalë me një reagim zyrtar duke konfirmuar se gjykata nuk ka regjistruar përfundimin e zgjedhjeve. Në ditët në vijim sipas njoftimit do të bëhet dhe plotësimi i dokumenteve shtesë.

Reagimi zyrtar nga FSHF

FSHF njofton opinionin publik se nga Gjykata e Tiranës nuk ka një vendim refuzimi apo konstatimi të paligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit të organeve drejtuese të FSHF. Ky vendim ka të bëjë vetëm me kthimin e kërkesës, për shkak të plotësimit të disa dokumentave shtesë që ka kërkuar gjykata. Pasi të plotësohet dokumentacioni i kërkuar FSHF do ti ridrejtohet gjykatës për depozitimin e dokumenteve që parashikon Ligji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo praktikë në Gjykatë ka të bëjë vetëm me regjistrimin e akteve. Legjislacioni në fuqi kërkon që këto akte të regjistrohen në Gjykatën e Tiranës, dhe nga ana e saj, gjyqtarja e çështjes ka kërkuar vetëm disa plotësime në dokumentacionin e kërkuar, të cilat shumë shpejt do ti vihen në dispozicion.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?