“Moto GP ta shpif!” E thotë një kampion, si Casey Stoner
Casey Stoner, me dy tituj kampion Bote, një me Ducatin dhe një tjetër me Honda, nuk e pëlqen aspak organizimin e ri të Moto Grand Prix. Australiani sulmon organizatorët e klasit mbretëror të garave me motorë, teksa është pyetur për një rikthim të mundshëm të tijin në Moto Grand Prix.
“Nëse do të rikthehesha në pistë, do të më pëlqente ta bëja në kohën e motorave 500 kubikë, me gara reale përballë pilotëve si Doohan, Rainey, Schëantz, Gardner e Laëson. Në atë kohë Moto Grand Prix ishte një sport i vërtetë, ndërsa tani ta shpif”.
Stoner, për duelin Rossi-Marquez në pistën e Assen, në lidhje me kontaktin mes dy pilotëve në xhiron e fundit, i doli në mbrojtje Doktorit.
“Marquez u përpoq ta parakalonte Rossin nga pjesa e brendshme e kthesës, por Valentino u mbrojt mirë dhe ishte i detyruar të dilte nga pista për të mos u rrëzuar. Garat kështu janë. Rossi tregoi se ishte ai njeriu për tu mundur në Assen. Qëndroi përpara të gjithëve gjatë gjithë fundjavës. Doktori është më vërtetë i fortë këtë vit. Ai po zhvillon paraqitje fantastike dhe kryeson me meritë”.
KOHA JONË SONDAZH

