FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mourinho gati të paguajë klauzolën e largimit për Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri mund të vihet nën urdhrat e Jose Mourinhos sezonin e ardhshëm. Futbollisti me origjinë nga Kosova, që përfaqëson Zvicrën, pritet të marrë një ofertë nga “Djajtë e Kuq”, që sipas raportimeve të “The Sun” janë gati të paguajnë klauzolën që e çliron 26-vjeçarin nga Stoke City.

Më rënien e Stoke City-t nga Premier League, Shaqiri, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mes palëve, mund të ndërpresë kontratën për 12 milionë paund.

Fillimisht u përfol për një interesim të Liverpoolit, por tashmë ka hyrë në garë edhe United. Mourinho, që është i ftuar në Rusi për të komentuar ndeshjet e Botërorit, duket se është bindur nga paraqitja e lojtarit shqiptar në Rusi, pavarësisht se Zvicra nuk ia doli që ta kalonte fazën e 1/8-ave përballë Suedisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshira e Shaqirit është që të mbetet në Premier League dhe, sigurisht, nëse Mourinho do t’i bëjë ofertë konkrete, vështirë të thotë jo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë sezonit të kaluar lojtari shtatshkurtër u aktivizua në 36 ndeshje të Premier League-s me Stoke City-n duke shënuar 8 gola.(SS)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?