Mourinho i “fiksuar” pas Perisic, bën gati 50 milionë euro për yllin kroat

Ivan Perisiç ishte protagonisti i fitores së Kroacisë në gjysmëfinalen ndaj Anglisë, pasi shënoi golin e barazimit dhe asistoi në golin e dytë, të shënuar nga Mandzukiç. Sulmuesi anësor i Interit mori komplimentet e gjithë botës së sportit për ndeshjen që zhvilloi, por ai që e “ngriti në qiell” kroatin, ishte Jose Mourinho.

Trajneri portugez së fundmi ka udhëzuar drejtuesit e merkatos së Manchester United, që të bëjnë gjithçka për të çuar në Angli kroatin. Verën e kaluar “djajtë e kuq” ofruan 45 milionë euro për kartonin e tij, por Interi refuzoi me urdhër të Spallettit. Këtë herë anglezët po përgatisin një ofertë prej 50 milionë eurosh, për të joshur zikaltrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?