Mourinho: Juventus mund të fitojë Championsin, por dhe të eliminohet që tani
Jose Mourinho i intervistuar së fundmi nga “Teleradiostereo” beson se Juventusi mund t’i shkojë deri në fund kompeticionit, por është shprehur se nuk do të habitej edhe për një disfatë ndaj Atleticos.
“Ka cilësi dhe eksperiencë: Juventus mund ta fitojë Champions League. Megjithatë, nuk do të ishte një surprizë nëse do të eliminohej në këtë fazë. Besoj se mund t’ia dalin, kanë edhe një lojtar vendimtar si Ronaldo dhe shumë dëshirë për të fituar, por nuk do të ishte një surprizë nëse do të eliminoheshin tani, sepse do të kenë përballë një ekip shumë ambicioz”, ka thënë portugezi.
Atletico Madrid ka bërë një investim të rëndësishëm për të luajtur finalen në stadiumin e vet. Edhe pse nuk më duket se po luajnë shumë mirë, të gjithë e dimë se çfarë mendimi ka Simeone. Ka sulmues të mirë që mund të bëjnë diferencën dhe për këtë arsye besoj se Juventus mund ta fitojë Champions-in, por edhe se mund të eliminohet”, deklaroi Mourinho.
KOHA JONË SONDAZH

