Mourinho rikthehet në Premier League, por këtë herë me një rol të ri

Placeholder Image

Jose Mourinho do të vëzhgojë me vëmendje Premier League, pasi ka filluar punë në “Sky Sports”. 56-vjeçari do të jetë në studio kur dy ish-klubet e tij Manchester United dhe Chelsea do të sfidohen nesër në Old Trafford. Strategu portugez nuk ka gjetur ende skuadër që nga shkarkimi i fundit nga United.

 

Ai ka punuar si ekspert, së bashku me Arsene Wenger për beIN Sports sezonin e kaluar, duke bërë analizat edhe për kanalin televiziv rus RT.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Premier League është një kompeticion i veçantë për mua, kërkon shumë mund për të fituar dhe nuk mund t’i ndash sytë nga ndeshjet asnjë javë. Sky Sports është shtëpia e Premier League dhe është kënaqësi për mua që të bashkohem me këtë ekip dhe të ndihmoj për të kuptuar dhe shpjeguar se çfarë ndodh në secilën ndeshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Futbolli është një pasion i madh, do të thotë shumë për tifozët, dhe mezi pres të jem pjesë e Premier League me ta, derisa të kthehem në pozicionin si trajner”.

Mourinho kohët e fundit shprehu dëshirën e tij “të zjarrtë” për t’u rikthyer në stërvitje në një nga pesë ligat më të mira të Evropës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?