Mourinho rikuperon 3 lojtarë për duelin ndaj Leverkusenit
Lajme të mira për Jose Mourinho në prag të ndeshjes kundër Bayer Leverkusen në Europa League. Tekniku portugez ka rikuperuar tre lojtarë të rëndësishëm për Romën për sfidën e dytë gjysmëfinale të Europa League.
Paulo Dybala, Stephan El Shaaraëy dhe Chris Smalling kanë lënë pas dëmtimet e tyre dhe janë rikuperuar. Lojtarët verdhekuqë janë stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës për herë të parë që nga dëmtimet e tyre.
Mourinho mund t’i llogarisë tashmë Dybala, El Shaaraëy dhe Smalling për sfidën e nesërme. Përballja e parë mes Romës dhe Bayer Leverkusen ka përfunduar në shifrat 1-0 dhe gjithçka është e hapur për kualifikimin në finale.
KOHA JONË SONDAZH

