Mourinho zbulon arsyen se pse pas finales së Madridit nuk u kthye më në Milano
Jose Mourinho ka zbuluar një nga misteret që e kanë shoqëruar gjithmonë. Pas nëntë vjetësh, strategu portugez ka shpjeguar arsyen se përse ai nuk u kthye me ekipin në Milano pasi fitoi Champions League në 2010 me Interin për të festuar triumfin historik.
Rrëfimin e bëri për një emision të ri në platformën DAZN, “The Making off”: “Dua t’ju rrëfej diçka që se kam thënë kurrë. Arsyeja që nuk u ktheva në Milano pas Ligës së Kampionëve të vitit 2010, është se nëse do të kisha shkuar, atëherë nuk do ta isha larguar te Real Madrid.
Vendimi ishte marrë. Kontrata nuk ishte nënshkruar, por vendimi ishte marrë. Kisha vendosur që të largohesha te Real Madrid. Nuk kisha shkuar në dy raste më parë dhe ishte shansi i tretë që më jepej. T’i thoja edhe njëherë jo Realit, do të ishte e vështirë, pasi tri herë është e pamundur. Kjo është arsyeja që nuk u riktheva në Milano për të shmangur këto emocione”, deklaroi Mourinho. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

