FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

MOVIOLA/ Prekja e topit me dorë nga De Ligt, ja përse arbitri nuk dha penallti (VIDEO)

Në Itali në orët e fundit kanë shpërthyer polemikat për një prekje të topit me dorë nga De Ligt, që nuk u ndëshkua me penallti nga arbitri Doveri. Torino protestoi për prekjen e topit të holandezit, pas një goditje nga Belotti.

 

Gjithsesi “Corriere dello Sport” shkruan se vendimi i arbitrit ishte i drejtë. Episodi nuk është i ngjashëm me atë të Lecces, pasi në atë rast dora ishte e hapur. Mbrëmjen e djeshme ndërkohë, dora e djathtë e De Ligt ishte shumë pranë trupit dhe ishte në një pozicion natyral. Ky është shpjegimi i vetëm dhe zyrtar i bërë nga arbitrat në Itali për raste të ngjashme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një episod të ngjashëm pretendoi edhe Matuidi për një prekje të topit me dorë në zonë, por edhe në atë rast dora e mbrojtësit të Torinos ishte në pozicion natyral dhe pranë trupit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?