Moxhi thumbon Interin: Nuk kanë qenë kurrë rival për Juven!
Ish-drejtuesi i Partizanit dhe i Juventusit, Luçiano Moxhi, në një intervistë për “Tuttosport” ka thumbuar skuadrën e Interit, të cilën nuk e ka cilësuar kurrë si rival të bardhezinjve.
“Sa i përket ‘Calciopoolit’, ishte një vendim i duhur për futbollin italian, por ishte keq pasi vuajtën disa njerëz që nuk kishin bërë asgjë, si në rastin e Juventusit. Interi? Sigurisht, është një ekip i pakëndshëm, por është 20 pikë larg bardhezinjve. Pra në këtë pikë e pëlqej Interin, pasi nuk ka qenë kurrë një kundërshtar për Juventusin.
Dibala duhet të mbahet nga Juventusi, pasi është e rëndësishme që ekipi të ketë një mesfushor të tillë, që është i aftë të shënojë gjithmonë”, u shpreh Moxhi.
KOHA JONË SONDAZH

