Muller thumbon Messin: Ndaj tij gjërat shkojnë mirë, problemi ynë ishte Ronaldo!
Thomas Muller ka thumbuar keq Lionel Messin, pasi e eliminoi nga Championsi mbrëmjen e djeshme.
Janë miliona dollarë që klubi parizien ka shpenzuar dhe që nuk po kthehen në rezultate. Është folur shumë për Mbappe-n, i cili konsiderohet si një nga më të mirët në botë sot.
Thomas Muller, sulmuesi veteran i Byernit, nuk u tregua aspak dashamirës kur u pyet për “yllin” argjentinas. Ai nuk mendon njësoj për Cristiano Ronaldon.
“Kundër Messit, gjërat shkojnë gjithmonë mirë në të gjitha nivelet për sa u përket rezultateve. Në nivel klubi, Cristiano Ronaldo ishte problemi ynë kur ishte te Reali i Madridit. Kam respektin më të madh për paraqitjen e Messit në Botëror”, deklaroi Muller.
KOHA JONË SONDAZH

